Ushqimet që zvoglojnë kolesterolin

Ushqimet që zvoglojnë kolesterolinPara se tju tregojm për ushqimet që kan pak kolesterol, ju duhet të dini diqka!Kolesteroli është një substancë e rëndesishme për të gjith trupin dhe prodhohet nga mëlqia.

Për më shumë sasia e nevojshme e kolesterolit që e mban në funksion trupin e njeriut prodhohet nga mëlqia dhe është e rrezikshme marrja e kolesterolit me ushqim sepse mund të rriten vlerat e kolesterolit në të gjithë trupin.

Është e veështirë të themi se ka ushqime që e zvoglojnë kolesterolin, por mund të themi se ka ushqime të cilat kan sasi të vogla kolesteroli dhe nëse i merrni ato ushqime nuk do të prishi balancin e kolesterolit në organizëm.

1.Fasulja
Janë burim i Fibres dhe gjithashtu do të ngopeni pasi që të keni ngrënë një vakt me fasule. Doktorret rekomandojn të hamë sa më shumë fasule në ditë sepse janë një nga ushqimet të cilat edhe e zvoglojne kolesterolin.

2.Frutat

Frutat në përgjithësi janë një domosdoshmëri,Frutat përmbajnë fibra shumë , antioksidantë, ato gjithashtu përmbajnë shumicën e vitaminave dhe mineraleve që
trupi juaj ka nevojë që të mbaj balanc normal, dhe për të luftuar sëmundje të ndryshme.Ju mund të hani racione 4-5 e frutave, janë vakt i veçantë,pra duhet të hani sa më shumë fruta e sidomos në mëngjes vetëm fruta dhe asgjë tjeter..
Ne sugjerojmë që ju të filloni një dietë me bazë perimet dhe hani mish,perimet janë një ndër ushqimet me nivele të ulta kolesteroli.

3.Lajthiat dhe Bajamet

Arra, bajame, dhe farat e tjera janë burimet e vetme me yndyrë natyrore jo të dëmshme janë të vetmet më të cilat ju nuk do ta dëmtoni zemren dhe prishi balancin e kolesterolit. Perveq tjerash kto ushqime mbajne trupin dhe mendjen tuaj të shëndetshme

4.Barishtet e freskëta

Edhe pse kjo nuk mund të duket se majdanoz, koriandër, rigon, trumzë dhe bimët e tjera janë ushqime që ulin nivelin e kolesterolit në trupin tuaj,.pra mendimi se kto janë më pak të rëndësishme është gabim!!.. Perdorimi i këtyre ushqimeve jo vetëm që do ta bëj ushqimin tuaj më të shijshëm por edhe më të shëndetshëm.

5.Miell tërshëre

Për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave është një ndër ushqimet më të përsosura. Përmbajnë Beta-glucan një substancë qe mund te absorbohet (thithet nga organizmi) dhe të balancoj nivelin e kolesterolit.Ështe e vërtetuar që ky ushqim e zvoglon kolesterolin në gjak dhe ështe madje shumë efikas në kët drejtim.

6.Hudhra

Tashmë është e ditur se hudhrat janë një ushqim antibakterial shumë i perhapur në treg. mund të marrë vendin e antibiotikëve sintetik.. vetëm se kjo është më e mirë dhe është natyrale. Poashtu e parandalon edhe koagulimin(ngjizjen,bllokimin) e arterieve.