Ushqimet më të këqija për zemër

3Evitoni këto ushiqme që të jeni më të shëndetshëm

Që të mbani zemrën dhe sistemin tuaj kardovaskular të shëndetshëm për vitet që do të vijnë mbani larg shportës tuaj këto ushqime:

Ushqimi i shpejtë

Se a janë dhjamërat të lidhura me sëmundjet e zemrës, nuk është akoma e qartë. Kur këto ushqime konsumohen me sasi dhe kualitet të lartë apo kur janë me mish prej lopëve të ushqyera mirë mund të kenë benefite të zemrës thotë Dr. Regina Druz, profesoreshë e asociuar për kardiologji në Universitetin e Hofstra  si dhe drejtoreshë në spitalin Episcopal në New York.

Por në përgjithësi, Druz thotë se dhjamërat që vijnë nga kafshët, veçanërisht kur janë të kombinuara me karbohidrate, duket të kenë efekte të dëmshme në shëndetin e zemrës. Duke shmangur restaurantet e ushqimeve të shpejta, të cilat priren të kenë përbërës me kualitet të ulët dhe metoda të pashëndetshme të gatimit, është një metodë e mirë për tu larguar nga ky ushqim.

Mishra të papërpunuara

Ushqimet si proshuta apo salçiçet mund të posedojnë sasi të lartë të dhjamit dhe gjithashtu priren të kenë sasi të lartë të kripës. Bazuar në Asociacionin Amerikan të zemrës vetëm gjashtë pjesë të holla të mishit të papërpunuar mund të përmbajnë sasi të lartë të natriumit.

Shumë studime kanë treguar se konsumimi i ushqimeve të fërguara mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Metodat konvencionale të skuqjes së ushqimeve mund të krijojnë më shumë se vetëm dhjamëra, mund të krijojnë rritjen e një kolesteroli të keq.

“Nëse skuqni ushqime në shtëpinë tuaj dhe i përgatisni ato me vaj kokosi apo me vaj ulliri, atëherë nuk ka asgjë të këqe aty”, thotë Dr. Druz.

Sheqerkat

Për shumë vite me radhë, dhjami është konsideruar si ushqimi që shkakton më se shumti sëmundje të zemrës. Mirëpo një raport i publikuar vitin e kaluar në “ Jama Internal Medicine” tregoi se studimet e financuara nga industria e sheqerit ishin dukshëm të përgjegjshme për të shtyrë këtë besim. Tashmë ekspertet thonë se dietat me ushqim me sheqer të tepërt  mund të jenë një kërcënim që do të kontribuonte në obezitet, pezmatim, kolesterol të lartë dhe diabet, të gjitha nga këto janë faktorë të rrezishëm për sëmundje të zemrës.

Biskotat dhe tortat

Shumë nga këto ushqime, veçanërisht ato të cilat janë komercialisht të prodhuara, janë të mbushura me sheqer dhe yndyrë (si margarina ose vaji).

Lëngjet e gazuara picat, margarina janë po ashtu ushqime të rrezikshme për shëndetin e zemrës