Home Modë & Estetikë Ushqimi, fajtor kryesor për akne

Ushqimi, fajtor kryesor për akne

Para disa kohësh janë bërë disa studime me këtë tematikë dhe në të gjitha lidhet ushqimi me indeks të lartë glikemik me shfaqjen e akneve.

Ushqimi i pasur me karbohidrate shkakton rritjen e hormoneve si insulina, çka ndikon në prodhimin e androgjeneve në trup. Androgjenet stimulojnë gjëndrat në prodhimin e serumit, i cili hap poret e lëkurës.

Pas kësaj poret ngulfaten me qelizat e vdekura të lëkurës, yndyra dhe baktere, prandaj pëlcasin dhe krijojnë puçrra, respektivisht akne.

Ushqimi me indeks të lartë glikemik përveç që ndikon në krijimin më të madh të akneve, nxit sëmundje si diabeti i tipit 2, trashjen dhe probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Në anën tjetër, ushqimi me indeks të ulët glikemik shkakton rritje më stabile dhe më të ngadalshme të insulinës në gjak dhe nuk ndikon në shfaqjen e akneve.

Disa nga ushqimet me indeks të lartë glikemik, që duhet të shmangen, sidomos nëse keni shumë akne:

– orizi i bardhë, sheqeri, buka e bardhë;
– artikujt ushqimorë me yndyra dhe vajra të hidrogjenizuar;
– ushqimi i fërguar;
– pijet me gaz, lëngjet e sheqerosura, pijet energjetike;
– mishi i përpunuar si sallami, pasteta dhe të ngjashme;
– prodhimet e yndyrshme të qumështit si ato me të cilat lyhet buka, djathërat e yndyrshëm dhe ngjashëm.

Ushqimi që do t’ju ndihmojë në luftë kundër akneve:

– orizi integral, thekra, kuinoa;
– cimeti;
– fasulet;
– çaji i gjelbër, uji me lëngë të freskët të limonit, qumështi i sojës
– jogurti pa yndyrë;
– arrat, lajthitë, bademet;
– vaji i ullirit;
– perimet, sidomos të gjelbrat – spinaqi, lakra e gjelbër, rrepa;
– mollët, dardhat, boronicat, avokadoja;
– domatet, patatet e ëmbla;
– tofu;
– peshku, si sardina.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...