Ushqimi i fëmijëve i varfur me minerale

Ushqimi i fëmijëve përmban pak minerale të rëndësishme, siç janë kalciumi, kaliumi, zinku, hekuri dhe magnezi, të cilat ndikojnë në rritjen e eshtrave trurit dhe sistemit të imunitetit.

Në ushqimin e fëmijëve nuk ka përbërës ushqyes të nevojshëm për rritje dhe luftë kundër sëmundjeve, kanë tërhequr vëmendjen ekspertët.

Në ushqimet e prodhuesve kryesorë botërorë ekspertët nga Universiteti Grinviç kanë gjetur vetëm një të pestën e sasisë së nevojshme ditore të rekomanduar të kalciumit, magnezit, zinkut, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për jetë.

Shkencëtarët kanë analizuar tetë produktet më të popullarizuara të ushqimit të fëmijëve, të cilët fëmijët i janë në moshën prej gjashtë deri në 12 muaj. Ata kanë analizuar nivelin e mineraleve në ushqimin e fëmijëve që përfshin mish dhe ushqimet nga perimet me pajisjen speciale Spektrometrin Optik.

Ushqimi me mish përmban tre për qind të sasisë së rekomanduar të kalciumit, ndërsa ushqimet me perime shtatë për qind zink dhe gjashtë për qind hekur, konfirmon studimi.