Home Uncategorized Ushqimi i shpejtë ndikon në inteligjencën e fëmijëve, posaçërisht për ata deri...

Ushqimi i shpejtë ndikon në inteligjencën e fëmijëve, posaçërisht për ata deri në moshën trevjeçare

Më të rinjtë do të duhej të shmangnin ushqimin e shpejtë, sepse ai mund të lërë pasoja afatgjata në aftësitë e tyre intelektuale

Nuk është vetëm dëmtimi i traktit tretës problemi kryesor i ushqyerjes me ushqime të shpejta. Kjo gjë është trajtuar shpesh kohët e fundit dhe është kritikuar nga ana e mjekëve konsumimi i tyre.

Nëse fëmijët më të vegjël se tre vjeç konsumojnë shumë çipsa, biskota, burgerë dhe pica, pesë vjet më vonë mund të shfaqin koeficient më të ulët të inteligjencës.

Këtë e kanë treguar hulumtimet e Universitetit në Bristol, të cilat kanë përfshirë 14 mijë vogëlushë.

Hulumtuesit njëherësh kanë studiuar edhe fëmijët të cilët kanë ngrënë ushqime të ziera, pemë dhe perime.

Këta vogëlushë nuk kanë pasur kurrfarë problemesh, për dallim nga moshatarët të cilëve u është dhënë ushqim i shpejtë.

– Truri në tre vjetët e parë rritet më intensivisht, ndërkaq ushqimi përplot yndyra dhe sheqerna ka shumë pak vitamina dhe përbërës të tjerë të dobishëm. Prandaj trurit ia pamundësojnë të arrijë nivelin optimal.

Është interesante që ushqimi joadekuat nuk lë pasoja negative te fëmijët midis katër dhe shtatë vjeç.

Pas vitit të tretë zhvillimi i trurit ngadalësohet, prandaj ushqimi nuk ka ndikim shumë të madh në tru – shpjegon Dr Pauline Emmett, anëtar i ekipit hulumtues.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...