Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton problem mendore

Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton problem mendoreEkspertët paralajmërojnë se konsumimi i përditshëm i ushqimit jo të mirë shkakton dëm shumë më të madh sesa mendojmë.

Përveç efekteve të padëshirueshme që tashmë i dimë, siç është mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës- tash është vërtetuar se konsumimi i këtij lloji të ushqimit mund të shkaktojë edhe probleme psikike.

Një studim i realizuar nga ekspertët britanikë ka treguar se ushqimi i pasur me yndyra shkakton dëmtimin e regjionit njohës në trurin e kafshëve eksperimentale.

Profesori Kieran Clarke nga Universiteti i Oksfordit thotë se ky studim tregon se “ushqimi i pasur me yndyra, për një kohë të shkurtër mund të ndikojë dukshëm mbi shëndetin e trupit dhe mendjes”.

Veç tjerash, ushqimi jo i shëndetshëm- “Junk Food”- shkakton edhe vartësi, ngjashëm sikurse heroina. Prandaj sa më shumë që e konsumojmë këtë lloj të ushqimit aq më shumë e dëshirojmë atë.