Home Ushqim Ushqimi mund të ndikojë në sëmundjen e Alz’heimerit

Ushqimi mund të ndikojë në sëmundjen e Alz’heimerit

Një prej arsyeve të shumta se pse duhet të zgjidhet ushqim me kalori dhe yndyra të pakta, ndërsa njëkohësisht të pasur me pemë, perime dhe peshq, janë edhe studimet e shumta të cilat tregojnë se ushqimi i tillë mund të çojë në paraqitjen dhe zhvillimin e sëmundjes së Alz’heimerit.

Por, nga bota e shkencës arrin edhe një lajm interesant rreth asaj se si ushqimi mund të ndikojë në sëmundjen e Alz’heimerit, respektivisht në tru.

Në fakt, derisa shkencëtarët kanë krahasuar lloje të ndryshme të ushqimit dhe i kanë përcjellë se si ato veprojnë në krijimin e shtresave në tru, befasisht kanë zbuluar se ushqimi i pasur me proteina çon deri te zvogëlimi i trurit.

Studimet janë zhvilluar në minj, të cilët janë ndarë në katër grupe. Minjtë kanë konsumuar ose ushqim të zakonshëm (grupi 1), ushqim të pasur me yndyra dhe të paktë me karbohidrate (2), ushqim të pasur me proteina dhe të paktë me karbohidrate (3) ose ushqim të pasur me karbohidrate dhe të paktë me yndyra (grupi 4).

Ka qenë interesante fakti se minjtë të cilët kanë konsumuar sasi të mëdha proteinash kanë pasur tru 5% më të lehtë, por edhe më pak të zhvilluar krahasuar nga grupet tjera.
Edhe pse janë të nevojshme hulumtime tjera shtesë, shkencëtarët besojnë se sasia e tepërt e proteinave ka ndikim të ngjashëm edhe në trurin e njeriut.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...