Home Ushqim Ushqimi pa karbohidrate dhe me proteina ju rrezikon nga sulmi në zemër...

Ushqimi pa karbohidrate dhe me proteina ju rrezikon nga sulmi në zemër dhe në tru

Femrat, të cilat praktikojnë dietën ‘Atkinson’, sipas shkencëtarëve, do të mund të rrezikoheshin nga infarkti apo sulmit në tru.

Hulumtimi ka zbuluar se ata që konsumojnë sasi të mëdha të proteinave dhe pothuajse kurrfarë ushqimi të pasur me karbohidrate, në disa mënyra shtojnë rrezikun se do të pësojnë infarkt.

Shkencëtarët kishin mbetur të brengosur shkaku i kësaj situate të krijuar dhe ju bëjnë thirrje femrave që t’i përmbahen mënyrës së ekuilibruar të konsumimit të ushqimit dhe nga menyja të mos përjashtojnë pataten, bukën, orizin dhe makaronat.

Hulumtimet kishin zgjatur rreth 15 vjet, në të cilat kishin marrë pjesë rreth 43.400 femra, nga mosha 30 deri në moshën 49 vjeçe.

Ato femra ushqimi i të cilave përmbante pak karbohidrate, por ishte e pasur me proteina, 28% ishin të rrezikuara nga sulmi në zemër apo në tru.”Kjo vetëm tregon se duhet të konsumojmë ushqim të ekuilibruar.

Nuk duhet të keni ndjenjën se duhet zgjedhur midis karbohidrateve dhe proteinave. Kjo nuk do t’ju ndihmojë të jeni të shëndoshë”, deklaroi Viktoria Tejlor nga fondacioni britanik i zemrës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...