Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Ushqyerja në shtatzëni ndikon në zgjuarsinë e fëmijës

Ushqyerja në shtatzëni ndikon në zgjuarsinë e fëmijës

Stili i ushqyerjes në shtatzëni ndikon në nivelin e zgjuarsisë së fëmijës. Një ushqyerje e rregullt dhe e ekuilibruar ndihmon në shtimin e rregullt në peshë të fëmijës në përputhje me zhvillimin mujor.

Shëndeti i përgjithshëm i nënës dhe ushqyerja me qumështin e nënës mundëson një zhvillim maksimal të zgjuarsisë së fëmijës.

Specialistët bëjnë të ditur se stili i ushqyerjes së nënës luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e zgjuarsisë së fëmijës. Duke pohuar se një ushqyerje e paekuilibruar ndikon negativisht në ushqyerjen e fetusit dhe shëndetin e tij, specialistët theksojnë se duhet të tregohet një kujdes i veçantë për ushqyerjen e nënës gjatë shtatzënisë.

Zgjuarsia është një koncept shumë faktorial dhe nuk lidhet vetëm me faktorët gjenetikë, ushqyerjen apo faktorët e jashtëm. Edhe atmosfera e krijuar pas lindjes, ushqyerja me gji, lidhja e prindërve me fëmijën janë disa faktorë që ndikojnë pozitivisht ose negativisht në zhvillimin e zgjuarsisë.

Kandidatet për nëna duhet të konsumojnë në mënyrë të ekuilibruar të gjitha grupet e ushqimit dhe të marrin kaloritë e mjaftueshme. Duhen të depozitohen 900-950 gr proteina për zhvillimin e fëmijës. Për këtë arsye gruaja shtatzënë duhet të shtojë dhe 15 gr proteina për ushqyerjen e saj ditore.

Në të njëjtën kohë shtatzënat duhet të marrin dhe 20 mg hekur në ditë. Mungesa e hekurit ndikon negativisht në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëhen kontrollet e zakonshme.

Në rast të mungesës së acidit folik mund të përballemi me një vonesë në zhvillimin e sistemit nervor dhe të shfaqen anomali të ndryshme. Acidi folik gjendet tek të gjitha zarzavatet me gjethe jeshile dhe tek bishtajoret.

Për të plotësuar nevojën e fëmijës për kalcium, nëna duhet të shtojë dhe 500 miligram në ditë dhe këtë mund ta marrë me një gotë qumësht ekstra apo me produktet e qumështit që kanë të njëjtën vlerë.

Pakësoni konsumin e çajit-kafesë gjatë shtatzënisë. Konsumoni më shumë dhallë, qumësht, lëng të freskët frutash.

Konsumoni fruta dhe zarzavate të stinës.Mos përdorni cigare dhe alkool. Mos frekuentoni ambiente ku pihet cigare.

Mos konsumoni produkte apo lëngje të gatshme të cilët mund të përmbajnë ëmbëlsues, ngjyrues të panjohur apo shumë kripë.

Ekuilibroni marrjen e kripës sipas këshillave të mjekut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...