Home Shëndetësi Ushtrime per te lehtesuar dhembjet menstruale

Ushtrime per te lehtesuar dhembjet menstruale

Tendosjet në pjesën e poshtme të barkut, dhembjet në shpinë dhe spazmat- janë shqetësime të cilat e mundojnë çdo të dytën femër gjatë secilit cikël menstrual.

Në rastet akute ndihmojnë disa nga preparatet kundër dhembjes të cilat i lehtësojnë spazmat, mirëpo të njëjtin efekt mund ta kenë edhe ushtrimet. Ato rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe relaksojnë muskujt.

Gjatë këtyre ushtrimeve është me rëndësi të mbahet ritmi i frymëmarrjes, ndërsa më shumë duhet t’i kushtohet rëndësi ushtrimeve me këmbë në pozitë të shtrirë në shpinë.

1. Tërhiqni gjunjët: shtrijuni në dysheme me shpinë. Përkulni këmbët në gjunjë, tërhiqini në drejtim të gjoksit dhe mbajini me duar. Disa herë ngadalë luhatini majtas dhe djathtas, ashtu që lehtësisht të masazhohet regjioni rreth shpinës.

2. Mbështetuni në duar dhe gjunjë. Lëshojeni kokën poshtë, ndërsa shpinën mbajeni në pozicionin e maces. Para kësaj, merrni frymë qetë, nxirreni atë jashtë dhe mbajeni këtë pozicion rreth dy minuta.

3. Shtrijuni në shpinë dhe ngriti këmbët. Nën kryqe vendoseni jastëkun. Duart dhe shpatullat shtrijini në dysheme. Këmbët e ngritura mbajini në mënyrë diagonale lart. Merrni frymë qetë dhe qëndroni në këtë pozitë disa minuta.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...