Home Këshilla të ndryshme Ushtrimet fizike për pacientë në gjendje kritike

Ushtrimet fizike për pacientë në gjendje kritike

Dihet se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin dhe ato rekomandohen që të bëhen pjesë e jetës së përditëshme. Sipas një studimi, ushtrimet fizike ndihmojnë edhe pacientët në gjendje kritike, jo vetëm për të përmirësuar gjendjen e tyre por edhe për t’i motivuar ata.

Ekspertë pranë qëndrës së kujdesit të kujdesit intensiv thonë se 45 minuta ushtrime të lehta fizike për pacientët në këtë qendër, i ndihmuan ata për të dalë nga gjendja kritike.

Dhe ushtrimet ishin të lehta si lëvizje kryqëzuese të gjymtyrëve, ndërkohë që pacientët rrinin shtrirë në shtrat, si dhe qëndronin ulur, në këmbë ose kryenin ecje të ngadalta në korridor.

Gjatë studimit u vu re se pakësimi i barnave qetësues të gjumit, ose kundër dhimbjeve i bënë pacientët në kujdesin intesiv më të motivuar për të lëvizur pasi ata ndjeheshin më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Pa këto barna, pacientët binin më pak në kllapi, mendonin më kthjellët dhe provonin më pak raste halucinacionesh. Pacientët që morrën pjesë në këtë studim dolën nga gjendja e kritike 3 ditë më herët sesa pacientët e tjerë. Kjo lejoi që në këtë qendër të trajtoheshin 20 përqind më shumë pacientë.

Studimi rekomandon që ushtrimet fizike për pacientët në qëndrat e kujdesit intensiv duhet të kryehen vetëm nën mbikqyrjen e instruktorëve dhe nga terapistë të specializuar.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...