Home Këshilla të ndryshme Ushtrimet gjatë dimrit: Si ta plotësojmë mungesën e rrezeve të diellit dhe...

Ushtrimet gjatë dimrit: Si ta plotësojmë mungesën e rrezeve të diellit dhe vitaminën D!

Studimi i ri i publikuar në Revistën evropiane të kardiologjisë preventive zbulon lidhjen midis rritjes së mundimeve me rastin e kardio-stërvitjeve dhe vitaminës D.

Kur të arrijë periudha e dimrit shumë faktorë ndikojnë te ne. Në rend të parë, dita është më e shkurtër, kemi më pak orë në dispozicion për vrapim në natyrë (me siguri në natyrë është shumë më mirë dhe më produktive se sa të ushtrohet në shirit vrapimi në ambient të mbyllur),

Shkenca i tregon arsyet përse njerëzit më shumë lodhen me stërvitjet gjatë dimrit.

Vitamina D është ajo e cila dukshëm ndikon te njerëzit, prandaj edhe kur është fjala për stërvitjen. Siç e dimë, burimi kryesor i vitaminës D është drita e diellit, e cila mungon gjatë dimrit, gjë që tekefundit do të ndikojë edhe në aftësinë tonë të stërvitjes.

Shkencëtarët kanë zbuluar që një e katërta e të anketuarve me nivelin më të lartë të vitaminës D kanë dukshëm më shumë aftësi se sa ata me nivel më të ulët të kësaj vitamine.

Këto rezultate janë të rëndësishme, mirëpo mbetet që të verifikohen më hollësisht me hulumtime klinike në mënyrë që të konstatohet kjo lidhje.

Dr. Amar Maravan, ka thënë që kjo lidhje e përcaktuar midis vitaminës D dhe stërvitjes vlen edhe për meshkujt, edhe për femrat, pa marrë parasysh grupin e moshave, përkatësinë etnike, indeksin e masës trupore, si edhe faktin a janë duhanpirës, a kanë hipertension apo diabet.

Nëse nuk dëshironi që mungesa e rrezeve të diellit dhe e vitaminës D të ndikojnë në aftësinë tuaj për stërvitje, hani ushqim të pasur me vitaminën D siç janë edhe djathi, vezët, mishi i tonit, skumbria, salmoni.

Mundeni edhe ta rezervoni pushimin në ndonjë vend ku ka rreze dielli, në mënyrë që të kompensoheni dhe të mbusheni me rezerva të kësaj vitamine!

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...