Ushtroni me ‘hula-hop’ , digjni kaloritë dhe formësoni trupin

Rrathët plastikë të cilët dikur fëmijët i kanë përdorur për lojë, si pajisje për ushtrime të të rriturve vijnë në formë më të fortë dhe më të rëndë në peshë.

Ushtrimi me ‘hula-hop’ aktivizon më se 30 muskuj, përmirëson ekuilibrin, lëvizshmërinë, fleksibilitetin dhe koordinimin, si dhe sjell shumë dobi shëndetësore.

1. Djeg kaloritë

Gjysmë ore ushtrimi me ‘hula-hop’ sjell efektin e njëjtë si një vrapim në kohëzgjatje prej gjysmë ore. Ky aktivitet është ideal për humbje të peshës, sepse djeg kaloritë në mënyrë të njëjtë si step-aerobiku, kikboksi ose ecja e shpejtë në shirit lëvizës.

2. Formësoni trupin

‘Hula-hop’-i forcon muskujt dhe u jep formë ijëve, prapanicës, barkut, kofshëve, këmbëve dhe gjunjëve, ndërsa rrethin mund ta sillni edhe rreth krahëve dhe ashtu ta ushtroni pjesën e epërme të dorës dhe qafën.

3. Përmirëson fleksibilitetin

Ky aktivitet kërkon lëvizjen dhe lakimin e kurrizit për rritjen e fleksibilitetit të tij dhe ndihmon në parandalimin e lëndimit të shpinës. Megjithatë, personave që kanë probleme me shpinën u rekomandohet që së pari të marrin këshilla nga mjeku në lidhje me llojet e ushtrimeve.

4. Përmirëson disponimin

Përveçqë është argëtues, gjasat janë shumë të mëdha që ky aktivitet fizik nuk do të bëhet shpejt monoton dhe se do ta praktikojmë ende, sepse sikur edhe vallëzimi ndihmon në rritjen e disponimit.

5. Rrethi më i rëndë sjell edhe më shumë përparësi

Edhe pse ‘hula-hop’-i i zakonshëm ka shumë përparësi shëndetësore, rezultatet e dëshiruara të këtij aktiviteti fizik do t’i shihni më parë nëse përdorni rreth më të rëndë. Ushtrimi me një rreth më të rëndë sjell dobitë e njëjta sikur ngritja e peshave në palestër. Rrethi më i rëndë sillet më lehtë, do të mund të ushtroni për një kohë më të gjatë dhe kështu të forconi muskujt.