Mos u arsyetoni se ushtrimoret janë te shtrenjta dhe për këtë nuk mund te ushtroni, zgjedhja është e lehte- ushtroni ne shtëpi.
Edhe pse nuk keni pajisjet përkatëse mund te gjendeni shume mire edhe me mjetet qe i keni ne shtëpi.
Për te çuar pesha ju mjaftojnë shishet e mbushura me ujë, ne toke mund te shtroni ndonjë batanije te vjetër, kurse si steper mund te përdorni ndonjë karrige te vogël nga plastika apo nga druri.
Mire është te ushtroni ne shtëpi pasi qe nuk shpenzoni para, menjëherë pas ushtrimit mund te pastroheni dhe nuk humbni kohe. Mirëpo ka edhe disa te meta siç është fakti se pas ushtrimit duhet vet ta pastroni hapësirën ku keni ushtruar.