Vaj ullirit ekstra vergine, aleati i shëndetit dhe bukurisë

Vaj ullirit ekstra vergine, aleati i shëndetit dhe bukurisëVaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut.

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të vajit të ullirit ekstra i virgjër, që mund t’ju motivojnë ta përfshini më shumë në dietën tuaj ushqimore.

Lehtëson dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe ose muskuj. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit vuajnë më pak dhimbje gjatë jetës së tyre se ata që nuk e konsumojnë.

Ju ndihmon të humbisni peshë

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përmban yndyra të shëndetshme që mund të stimulojnë rënien në peshë. Megjithatë, duhet të konsumohet në sasi të moderuar pasi mund të ketë efekt laksativ.

Parandalon problemet me kujtesën

Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit mund të shtyjë ose parandalojë probleme me kujtesën të lidhura me sëmundje mendore si alcajmeri.

Parandalon kancerin

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e përfshijnë vajin e ullirit në dietën e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri. Ky efekt i rëndësishëm mund të lidhet për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, që është yndyra kryesore e gjetur në këtë ushqim. Për më tepër, vaji i ullirit përmban antioksidues, flavonoide, polifenolë etj, që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sidomos të gjirit.

Lufton diabetin

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se “dieta mesdhetare”, që përfshin edhe vajin e ullirit, na mbron edhe nga diabeti i tipit 2.

Kjo sepse vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës.

Forcon sistemin imunitar

Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm për shëndetin, duke qenë se është përgjegjës për luftimin e viruseve, baktereve dhe mikroorganizmave që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Vaji i ullirit është i pasur në antioksidues dhe vlera të tjera ushqyese që mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të mbrojnë trupin nga sëmundje të ndryshme.

Ul tensionin e gjakut

Vetëm tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë mund t’ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut. Sipas studimeve të ndryshme, yndyrat e shëndetshme të vajit të ullirit mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të tensionit të gjakut diastolik dhe sistolik.

Kontrollon kolesterolin

Vaji i ullirit është gjithashtu i mirë për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Yndyrat e pangopura rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, stimulojnë eliminimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë sëmundjet kardiake, të gjitha këto në të njëjtën kohë.

Pastron dhe hidraton fytyrën

Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë.

KËSHILLA TË NGJASHME