Home Modë & Estetikë Vaji eterik dhe kamomili e shpëtojnë lëkurën nga skuqjet dhe ënjtjet

Vaji eterik dhe kamomili e shpëtojnë lëkurën nga skuqjet dhe ënjtjet

Skuqjet në lëkurën tuaj, të cilat shfaqen si pasojë e ekspozimit të tepërt në diell kurrë nuk kanë qenë në modës, por edhe nëse ju ndodh një gjë e tillë, atëherë duhet ta dini hapin e ardhshëm për të shmangur problemet dhe dëmtimet serioze që mund të keni me lëkurën.

Pasi të digjeni në diell, duhet ta pastroni lëkurën për të larguar kripën e më pas do të ketë nevojë për hidratim, ku mund të përdorni livando, kamomil, aloe vera apo vaj eterik.

Më së miri do të ishte që ta zieni në ujë të valuar me kamomil, ta vendosni në një shishe qelqi për t’u ftohur, e më pas, spërkatni vendet ku keni ënjtje apo skuqje. Pasi ta keni ftohur shtoni xhel aloe vera. Një proces si ky mund ta përsëritni disa herë ë ditë në mënyrë që lëkura juaj të mos pësojë dëmtime.

Pasi të ketë përfunduar shërimi, duhet pasur kujdes që të mos i ekspozoheni diellit, në të kundërtën përsëri do të kaloni nëpër një proces të ngjashëm, madje dhimbjet dhe ënjtet në lëkurën tuaj do të jenë më të theksuara.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...