Home Këshilla të ndryshme Vaji i bajames shëruese dhe zbukuruese

Vaji i bajames shëruese dhe zbukuruese

Vaji i bajames shëruese dhe zbukurueseVaji i bajames është përdorur gjerësisht si një produkt që ka efekt shumë pozitiv në shëndetin e njerëzve, por edhe si një produkt bukurie.

I gjendur më së shumti në Azinë Juglindore dhe në rajonin e Mesdheut, vaji i bajames vlerësohet si shumë efektiv në kujdesin ndaj zemrës dhe lëkurës, kjo për faktin se ai është shumë i pasur në vitaminë E, acide yndyrore të ngopura, proteina, zink dhe kalium.

Vaji i bajames gjendet në dy lloje : i ëmbël dhe i hidhur. Vaji i hidhur nxirret nga bajamet e hidhura që përmbajnë një element (amygdalin), i cili gjatë përpunimit kthehet në acid helmues dhe mund të ketë pasoja fatale për jetën nëse gëlltitet. Vaji i bajames së hidhur ka disa veti kuruese dhe mund të jetë i sigurt nëse ka vetëm përdorim të jashtëm, por për shkak të rrezikut të lartë të helmimit, është më mirë të shmanget përdorimi i tij.

Vaji i bajames së ëmbël nxirret vetëm nga bajamet e ngrënshme. Ky është vaji që përdoret për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve, dhe ka edhe përdorim në gatim.

Le të shohim se si mund ta përdorim vajin e bajames së ëmbël.

Për lëkurë të butë dhe të freskët

Vaji i bajames është i butë, nuk shkakton alergji dhe mund të përdoret pa problem edhe mbi lëkurën e bebeve. Në fakt ai është vaji më i mirë që mund të përdoret për të masazhuar fëmijët e vegjël. Kur aplikohet në lëkurë, ai thithet plotësisht nga ajo. Për ta bërë përthithjen më të plotë , vaji mund të ngrohet në temperaturën e trupit para se ta vendosni mbi lëkurë. Vaji natyral i bajames ka një aromë arre të cilën njerëzit përgjithësisht e pëlqejnë, por në rast se nuk ju duket e këndshme, mund të shtoni tek vaji aromën që ju pëlqen, dhe aplikojeni në trup. Përdorimi në mënyrë të rregullt I vajit të bajames e mbron lëkurën nga dëmtimi i rrezeve ultra vjollcë dhe e mban atë të butë dhe të freskët.

Për trajtim të thellë të lëkurës

Vaji i bajames ka një përbërje shumë të hollë dhe kjo e bën atë më të efektshëm në pastrimin e thellë të lëkurës, duke larguar papastërtitë e mbledhura në poret e lëkurës. Kjo pengon formimin e puçrrave dhe të pikave të zeza, falë edhe përbërjes së vajit nga vitamina A.

Vaji i bajames mund të përdoret pa asnjë problem edhe në pjesët delikate të lëkurës, pasi nuk ka shumë shanse që ai të shkaktojë alergji. Është shumë efikas edhe në heqjen e makijazhit, mjafton të vendosni vajin në një pjesë pambuku dhe ta aplikoni në fytyrë, mbajeni fytyrën ashtu për 2 minuta dhe më pas pastrojeni me pambuk të pastër.

Është shumë e thjeshtë të bëni edhe maskë pastruese për fytyrën duke përdorur vaj bajameje. Mjafton ta përzieni atë me sheqer dhe ta vendosni në fytyrë, më pas fërkojeni fytyrën me kujdes në mënyrë që të largoni qelizat e vdekura. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë çdo javë.

Qetëson ekzemën dhe psoriasisin

Këto probleme shkaktohen nga ngacmues të jashtëm ose të brendshëm, dhe mund t’i lënë zonat e prekura të lëkurës të thara dhe të acaruara, dhe kruarja e tepërt nuk do të bënte gjë tjetër veçse do ta dëmtonte më shumë lëkurën. Për ta shmangur këtë na ndihmon vaji i bajames, sepse, duke qenë i butë dhe që nuk shkakton alergji, ai hidraton lëkurën pa e irrituar më shumë. Vaji i bajames mund të përdoret i vetëm ose i përzier me vajra të tjerë për rezultate më të mira.

Kontrollon rënien e flokëve

Çdo ditë ne humbim rreth 100 fije floku, por kjo nuk vihet re për shkak të flokëve të rinj që zëvendësojnë të vjetrit. Nëse rënia e flokut është më shumë se normalja, skalpi do të jetë i dukshëm dhe kjo është shqetësuese. Arsyet kryesore të rënies së flokut janë: ekspozimi ndaj ndotësve në mjedis, mungesat në ushqyerje dhe stresi. Arsyeja tjetër është edhe mungesa e mineraleve si magnezi, zinku, dhe kalciumi, dhe vaji i bajames është i pasur në të gjitha këto minerale. Për ta kontrolluar dhe frenuar rënien e flokut, duhet ta përdorni rregullisht vajin e bajames. Këshillohet që çdo natë pas dushit, të ngrohni një lugë vaj bajameje dhe ta aplikoni në skalp, masazhojeni derisa skalpi ta përthithë të gjithë vajin, më pas lëreni ashtu gjithë natën për rezultate më të mira. Edhe konsumimi i disa kokrrave bajameje çdo ditë ka një efekt shumë pozitiv për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

Për shëndetin e zemrës

Sipas një teorie që ekziston mes shkencëtarëve, dhe jo vetëm, forma e ushqimit përcakton edhe organin në trup që ai do të ushqejë. Në rastin e bajames mund të themi me lehtësi se ajo i ngjan zemrës. Duke lënë mënjanë teoritë, është e vërtetuar shkencërisht se bajamet janë shumë të pasura me elemente ushqyese për zemrën. Njerëzit me probleme me zemrën këshillohen që të konsumojnë rreth 10-15 kokrra bajame të thata në ditë. Fruti i bajames është shumë i pasur në një acid të quajtur acidi oleik, i cili konsiderohet shumë i shëndetshëm për zemrën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...