Home Modë & Estetikë Vaji i kokosit sekreti i bukuris

Vaji i kokosit sekreti i bukuris

Vaji i kokosit sekreti i bukurisVaji i kokosit është një nga përbërësit më magjikë në botë. Kjo është një nga arsyet pse duhet të keni një shishe të vogël në shtëpinë tuaj nga ky vaj të cilin mund ta përdorni si përbërës për maska të ndryshme fytyre, duarsh ose edhe për larjen sa më efikase të dhëmbëve.

Ky ritual i cili duhet të aplikohet gjatë natës do ta bëjë lëkurën tuaj të freskët, të pastër dhe do t’i japë ndriçimin e kërkuar prej kohësh.

Para se të flini kujdesuni të lani mirë fytyrën, dhe me ndihmën e mollëzave të gishtave aplikoni pak vaj kokosi në fytyrë. E mbani gjatë gjith natës dhe në mëngjes lani fytyrën me ujë të vakët si zakonisht. Nëse e aplikoni çdo natë këtë maskë, rezultatet do të vihen re shumë shpejt.

Vaji i kokosit mund t’ju shërbejë edhe si pastë dhëmbësh. Ai është i njohur për dobitë që i sjell shëndetit tuaj oral, kështu që mund ta përgatisni më së miri në shtëpi. Me cilësi antibakteriale, si dhe një zbardhues natyror, kjo pastë dhëmbësh mund të rezultojë më efektive se çdo produkt tjetër.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...