Vaji i kokosit

Aksesorët e lëkurës, portofoli, rripat, xhaketat, këpucët, çizmet, të cilat i keni blerë aq shtrenjtë, kanë filluar të ashpërsohen? Nuk kanë më shkëlqimin e dikurshëm? Kjo vjen si pasojë e pakujdesisë suaj. Ato duhet të lubrifikohen rregullisht për të ruajtur elasticitetin dhe për të qënë më të mbrojtura. Në rast të kundërt, ato krijojnë çarje dhe plasaritje të cilat na detyrojnë të mos i përdorim

më. Por duke qenë se janë shumë të shtrenjta kjo gjë nuk na leverdis shumë. Më mirë të kudjesemi për to në këtë mënyrë shumë të thjeshtë.
Veshjet e Lëkurës mund të zbuten dhe mbrohen në dy mënyra: 1. Me anë të solucioneve të gatshme komerciale. 2. Me anë të vajit të kokosit. Të dyja mënyrat janë të thjeshta dhe nuk marrin shumë kohë.

Mënyra me vajin e kokosit:

Mënyra natyrale më e mirë është kjo. Para se të aplikoni këtë vaj,lërini veshjet e lëkurës, të ekspozuara në diell për 10 minuta. Pas kësaj, merrini dhe me ndihmën e gishtave ose të një cope të mirë (që nuk lëshon push), lyeni lëkurën me kujdes në mënyrë uniforme. Vendi i lyer do të bëhet më i errët dhe me pak shkëlqim, por pas disa orësh shkëlqimi do të ketë ikur. Këshillohet që të lyhen vetëm lëkurat në ngjyrë të errët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...