Home Këshilla të ndryshme Vaji i lajthisë mrekullon fytyrën dhe flokët tuaj

Vaji i lajthisë mrekullon fytyrën dhe flokët tuaj

vaji i kerpitLajthia dhe vaj i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaj është i shkëlqyeshëm për t’i dhënë volum flokëve.

Ditët dinamike të cilat po i jetojmë ne sot, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj. Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmbajtjes së fytyrës e flokëve.
Shumë lehtë dhe shumë shpejt, do ta keni në duar të sigurta ndryshimin që e kërkoni. E ky rezultat arrihet me shumë zgjuarsi duke ditur të rrëmbeni bukurinë e natyrës. E pra, nëse po kërkoni diçka perfekte për veten, ja ku e keni! Një vaj fantastik, 100% natyral dhe i freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës së tepërt.

Vaji natyral i lajthisë
Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura.

Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale, etj.

Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj.
Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.

Përdorimi për flokët
Larja dhe krehja e tyre e shpeshtë me tharëse, i bën flokët të duken të zbehta dhe pa jetë. Për ta mbajtur flokun tuaj të shëndoshë aplikoni vaj lajthie para larjes së tyre.
Vaji i lajthisë forcon flokun, i jep shkëlqim, butësi e gjallëri falë vitaminës E. Madje, kohëve të fundit, njohës të estetikës pohojnë se vaji natyral i lajthisë është i duhuri për t’u dhënë volum flokëve tuaja.

Lajthia nuk është rezistuese ndaj temperaturave të larta, andaj ajo duhet të ruhet në frigorifer dhe në vend të errët për t’i mbrojtur vlerat ushqyese që ka.

Të mirat e përgjithshme të frutit të lajthisë
■ Lajthia është e këndshme dhe e ushqyeshme, përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
■ Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.
■ Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP, etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe u rekomandohen atyre me shëndet të dobësuar, anemikëve, si dhe për gratë shtatzëna.
■ Nuk këshillohet përdorimi i lajthive te ata që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike.
■ Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).
■ Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.
■ Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.
■ Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...