Vaji i mentes pas depilimit

Vaji i mentes pas depilimitKurat bimore, çdo ditë e më shumë po konsiderohen si mjekësia e së ardhmes. Këtë e pohojnë vetë mjekëve dhe shkencëtarë e mjekësisë moderne.

Një prej këtyre kurave janë edhe trajtimet me vajra bimore, në fushën e kozmetikës, të cilat kanë në vetvete një fuqi të pashtershme shëruese dhe rigjeneruese. Vajrat bimore janë të sigurta në përdorim, nuk shkaktojnë asnjë lloj dëmi në organizëm, përkundrazi i sjellin dobi të shumta atij.

Vaji i mentes pas depilimit

Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë, por bën që qimja të dalë drejt.

Si përgatitet?

Përzje 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj mente, 1 kapsulë vitaminë E (ose pak vaj gruri). Pas përdorimit, do të shohësh që lëkura do të ndriçojë dhe nëse e përdor gjithmonë në masën e duhur, nuk e bën lëkurën të yndyrshme, por vetëm e ushqen atë.

Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentes të jep shumë freski. Mund të përdoret për t’u pirë nga goja, kur ke probleme me fytin, me erën e pakëndshme të gojës, për kujdes të dhëmbëve ose zgavrës së gojës, ose mund ta përziesh me ujë për shpëlarje me gargarë. Është një antimikrob mjaft i mirë. Vaji i mentes është shumë i mirë të përdoret për masazh, kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbët të fresk

KËSHILLA TË NGJASHME