Home Këshilla të ndryshme Vaji i Ullirit është i mirë për lekurë dhe flokë

Vaji i Ullirit është i mirë për lekurë dhe flokë

Vaji i Ullirit është i mirë për lekurë dhe flokëVaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik.

Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja.

Provoje dhe shiko nëse funksionon edhe për ty. Bëj masazh vendeve ku ke lëkurë të fortë sikur ajo rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve.

Por që të kesh rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërko buzët e çara apo lëkurën e tharë me at lloj vaji dhe shih rezultatet.

Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshme me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo.

Në këtë mënyrë do ti riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, floke te demtuara dhe të egërsuara.

Thjeshtë vë një pikë vaj ulliri në shuplak të dorës, fërko duart dhe më pas lëmo fundin e flokëve tua për ti hequr qafe fundet e egërsuara të flokut. Ma thjeshtë e më mirë nuk ka.

Në fund, a ka dikush që ka përdor vaj ulliri për riparim të flokut të dëmtuar dhe për lëkurë ose edhe për diçka tjetër? Nëse po, ndaje rezultatet dhe këshillat me të tjerët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...