Home Modë & Estetikë Vaji për nxirje më të shpejtë

Vaji për nxirje më të shpejtë

Vaji për nxirje më të shpejtëNëse gjatë kohës që do ta kaloni në det dëshironi që ta nxirrni maksimumin dhe të nxiheni si asnjëherë deri tani, nuk keni nevojë të shpenzoni para për losione për nxirje të shpejtë.

Shumë femra edhe sot refuzojnë që të blejnë kremra për rrezitje dhe përdorin preparate tradicionale, ndërsa recetën për një të tillë jua sjellim sot. Ky vaj bëhet shumë thjesht, madje me ndihmën e vetëm tre përbërësve: vajit të ullirit, karotës dhe arrave të gjelbra. E vetmja gjë që mund të jetë më e vështirë për t’u gjetur janë arrat e gjelbra, por nëse dilni në një shëtitje në pyll, mund ta gjeni ndonjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

– 250 ml vaj ulliri

– 1 karotë e grirë

– 5 arra të gjelbra

Përgatitja:

Secilën arrë e preni në katër pjesë dhe i vendosni në kavanoz. E shtoni karotën e grirë e më pas në të qitni vaj ulliri, e sipas dëshirës mund ta shtoni edhe ndonjë bimë aromatike, siç janë livanda ose kumaku. E mbyllni mirë dhe e lini që të qëndrojë për 40 ditë në diell. Pas 40 ditëve, vajin e qitni në një shishe të vogël, të cilën mund ta merrni me vete dhe e përdorni secilën herë që dilni në diell.

Pasi që karota përmban shumë karotinë, e dihet që arra është një ndër aleatet më të mira për nxirrje, me ndihmën e këtij vaji do të bëheni shumë më shpejtë me ngjyrë, por mos u mashtroni, ky vaj nuk ka faktor mbrojtës. Kur përdorni vajra natyrale, duhet ta dini se ata nuk kanë faktor mbrojtës. Mund të përdoren me rastin e ekspozimit në diell të butë herët në mëngjes dhe para mbrëmjes. Me fjalë të tjera, ky vaj do t’ju ndihmojë që pasdite, kur dielli është i butë, të merrni ngjyrë sikur të ishit rrezitur në mes të ditës, ndërsa edhe do ta ruani lëkurën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...