Home Këshilla për Prindër Vaji i peshkut zhvillon aftësitë e fëmijëve

Vaji i peshkut zhvillon aftësitë e fëmijëve

Vaji i peshkut zhvillon aftësitë e fëmijëveTë gjithë prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të realizojnë ëndrrat e tyre.

E tani shkencëtarët besojnë që kanë gjetur një mënyrë për t’i ndihmuar në këtë aspekt.

Fëmijët të cilët kanë konsumuar tableta të vajit të peshkut kanë përmirësuar aftësitë e tyre për të lexuar në vetëm tre muaj.

Studimi suedez për acidet yndyrore Omega 3, është i pari që konfirmon se të gjithë fëmijët përfitojnë nga këta përbërës.

Studimi është zhvilluar me 154 fëmijë, të cilët ishin ndarë në dy grupe. Njëri grup kishte marrë tableta të vajit të peshkut ndërsa grupi tjetër placebo.

Pas kësaj janë zhvilluar disa teste për lexim për të vlerësuar aftësitë e fëmijëve.

Fëmijët të cilët kishin përdorë tableta kanë treguar përmirësim rreth 64% në të kuptuarit në përgjithësi, përderisa ishin pesë herë më të shpejtë në dekodimin e fjalëve të ngatërruara.

Ky studim do të prezantohet në konferencën për edukim në Birmingham në fund të muajit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushtrimet ua zgjasin jetën

Ushtrimi është i njohur për të përmirësuar shëndetin, por kërkimet e reja zbulojnë se thjesht duke shtuar më shumë lëvizje gjatë gjithë ditës, në të vërtetë mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë, transmeton Gazeta Express. Ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre në përgjithësi shpesh shkojnë në palestër – ose, në vend të kësaj, kapërcejnë ushtrimin krejtësisht. Shkencëtarët...