Home Këshilla të ndryshme Vaji që heq qimet e fytyrës pa dhimbje dhe me lehtësi

Vaji që heq qimet e fytyrës pa dhimbje dhe me lehtësi

5Qimet e fytyrës sigurisht janë pjesa më e bezdisshme me të cilën përballet pothuajse çdo femër. Metodat me të cilat ato hiqen janë të dhimbshme, duke i bërë ato dyfish më problematike.

Sigurisht, heqja e tyre i bën të duken shumë mirë estetikisht, duke qenë se është ndër gjërat që bie më shumë në sy tek të tjerët.

Por, nëse përdorni këtë metodë natyrale me vaj mente, me siguri do ta harroni dhimbjen që ndjeni kur i hiqni ato. Me këtë mënyrë do të shpëtoni përgjithmonë prej tyre.

Përbërësit:

3 lugë gjelle fara hithre (i gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)

100 ml vaj luledielli

Përgatitja:

Kombinoni farat e hithrës me 100 ml vaj. Lërini për 2 javë në një vend të ngrohtë. Pas kësaj, kullojeni vajin me një sitë dhe hidheni në një kavanoz qelqi, shkruan shije.al.

Zhysni një copë pambuku dhe aplikojeni në zonat ku keni qime në fytyrë. Lëreni të veprojë për 30 minuta. Mund të vendosni edhe një copë që vaji të mos rrëshkasë nëse dëshironi.

Lajeni fytyrën me sapun dhe thajeni me një peshqir të pastër. Përdoreni këtë derisa të mos keni më asnjë qime në fytyrë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...