Home Shëndetësi Vaksina e Shuajip Krajes kundër kancerit merr patentë evropiane

Vaksina e Shuajip Krajes kundër kancerit merr patentë evropiane

Shuajp KrajZyra Evropiane e Patentave ka regjistruar zyrtarisht “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”, e shpikur nga akademiku shqiptar Shuajip Kraja.

Bëhet fjalë për një vaksinë që përdoret për trajtimin ose parandalimin e kancerit, e cila ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë.

Shpikësi i saj, profesor Shuaip Kraja është i specializuar në biologjinë molekulare, me një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Ekonomisë, e cila ka bërë publike dhe 4 shpikje të tjera të rëndësishme të regjistruara në zyrën shqiptare të patentave.

Fushat e shpikjeve shqiptare janë: mekanika, farmaceutika, elektrikja, teknologjia e naftës dhe elektroteknika.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...