Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Vaksina kundër gripit në shtatzëni ndoshta mbron edhe shëndetin e foshnjave

Vaksina kundër gripit në shtatzëni ndoshta mbron edhe shëndetin e foshnjave

Shtatzënat të cilat marrin vaksinën kundër gripit mbrojnë shëndetin e foshnjës së tyre para dhe pas lindjes, bëjnë të ditur të dhënat statistikore të provincës kanadeze Ontario, të botuara në “Revistën amerikane për shëndet publik”.

Deri te një konstatim i tillë ekspertët kanë ardhur me krahasimin mes shtatzënave, të cilat gjatë pandemive të gripit të derrit në vitet 2009 dhe 2010 kanë marrë vaksinën kundër virusit H1N1 dhe atyre të cilat nuk kanë marrë vaksinë të tillë.

Është vërtetuar se vaksina e marrë gjatë pandemisë në muajin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë, ka përparuar perspektivat shëndetësore të fetusit dhe të sapolindurve. Ekspertët megjithatë theksojnë se nevojiten studime shtesë, në mënyrë që ky konstatim të jetë përfundimisht i konfirmuar.

Në fillim të këtij muaji një grup i shkencëtarëve kanadezë ka vërtetuar se vaksina kundër gripit të derrit ka nisur zhvillimin e një vargu të antitrupave, të cilat mbrojnë edhe nga shumë lloje të tjera të gripit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...