Home Shëndetësi Vaksina kundër kancerit në veshka i kalon testet me sukses

Vaksina kundër kancerit në veshka i kalon testet me sukses

Hulumtuesit nga Universiteti në Tubingen i kanë publikuar rezultatet e hulumtimit në të cilin është studiuar efikasiteti i vaksinës IMA901 kundër kancerit të veshkave.

IMA901 përdoret te pacientët që vuajnë nga kanceri i veshkave. Përbëhet nga peptidet sintetike të ndërlidhura për tumorin (TUMAP), që i aktivizojnë qelizat – T trupore, të cilat e sulmojnë tumorin.

Për dallim nga kimioterapia, ky proces e lëviz sistemin imun të trupit dhe mobilizohet për sulm në kancer.

Hulumtimet kanë treguar se imunizimi aktiv kundër kancerit mund të jetë i suksesshëm dhe më shumë se çdo kimioterapi tjetër mundet t’ia zgjasë jetën pacientit. “Ky hulumtim është një hap kyç në zhvillimin e terapisë imunologjie kundër kancerit.

Kjo madje do të mund të përdoret më luftë kundër çdo lloji të kancerit”, tha dr. Hans-Georg Ramensi. Studiuesit nga Universiteti në Tubingen edhe më herët kanë publikuar studime të ngjashme kundër kancerit në zorrë dhe prostatë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...