Valencia

Ne nje pozicion per tu pasur zili me pamje nga deti Mesdhe ne gryken e lumit Turia,e distancuar ne menyre ekuivalente nga dy qendrat kryesore te Spanjes, Madrid dhe Barcellona, ndodhet Valencia.Perbehet nga nje pjese historike(ajo qe ka jetuar ne mes te mijevjecarit te fundit,piku i saj) ,nga nje me moderne dhe nje zone e thelle e cila eshte vazhdimesia e saj natyrore.

Valencia eshte nje nga qytetet me te rendesishme te Mesdheut,si deshmi e qenderes historike qe ruan shume monumente te ndertuara ne 2000 vitet e historise se saj!!

Ekziston nje Valenzia gotike e deshmuar nga prezenca e dy kullave te Serranos,te ndertuara ne shekullin e XIV qe jane pjese e asaj qe mbetet nga muret mesjetare dhe de Placa la Virgen,qe ndodhet pikerisht pas katedrales mbreslenese.Valenzia moderne e projektuar per te ardhmen me arkitektura te reja e krijuese,qe mirepret ngjare te rendesishme nderkombetare te tilla si Kupa e koheve te fundit e Amerikes ose Premi i Madhe cdo vjetor, i Formula 1.E kaluara dhe e ardhmja bashkjetojne “te lumtura ” ketu, krenari historike dhe shprese.

Valencia njihet ne te gjithe boten e guzhines per dicka tjeter: Paella. Imagjinoni nje vend ku rritet orizi,ku rriten kafshet e peshkohet peshku,ku kultivohen te gjitha llojet e perimeve te fresketa ne parcela te vogla dhe te medha toke,pjellore.Jane pikerisht te gjithe keto perberes qe dallojne guzhinen e kesaj toke.Ne vecanti zona Albufera,laguna ne jug te Valencias,meriton te vizitohet nese duam te provojme piaten me te famshme te guzhines Spanjolle,autentiken,“Paella Valenciane” me shijen e saj originale.

Paella nuk kishte se si te lindte ne nje vend tjeter sepse ishin arabet qe importuan orizin dhe e kultivuan,por produktet e tjera qe perbejne receten ishin te gjithe aty.Thuhet qe valencianet nga natyra nuk bien dakort me njeri tjetrin dhe smund te ishte ndryshe dhe per Paellen.Disa thone qe ishte nje pjate popullore qe behej me ate qe njerezit kishin ne dispozicion.Ndersa per puristet ishin dy tipe te paellave valenciale: paella de marisco qe gatuhet me produkte deti dhe paella mixta ku perzihet mishi me peshkun.Kjo e fundit me e njohura nga jashte shtetit,konsiderohet nga valencianet nje produkt qe e ka humbur shpirtin e saj. Gjithsesi deri ne shekullin e XIX ,orizi valencian mbeti nje pjate e vendeve te varfera provinciale,deri kur me mberritjen e trenave dhe makinave,riceta u perhap ne vend,pikerisht ne Valencia ,qyteti i trete i Spanjes.Nga ai moment paella arriti nje sukses deri kur u be pjata e te dielave te cdo familjeje.

Valencia ofron jo vetem ristorante me ambjente e ushqime te vecanta,por shume me teper .Nata ,eshte plot gjalleri e argetim per te gjithe.Pikerisht pas katedrales, ne Calle de los Caballeros, turistet qe kalojne, ftohen qe nga ora e aperitivit per te provuar Agua de Valencia, qe eshte nje kokteil i ber nga suko portokalli, Cointreau, Vodka e Cava.Eshte e lehte te vonohesh ,nga nje restorant,nje birre,e pastaj te kerceni naten ne nje nder lokalet trendy dhe karakteristik te Valencias.

Ajo pretendon nga Madriti e Barcellona,qe te kete paresi ne te qenit mbreteresha e jetes se nates.Movida(jeta e nates) ne Valencia eshte unike,discrete dhe eshte shume e rendesishme te dini se ku dhe kur te shkoni,sepse ka disa zona qe ne nje dite jane shume te populluara,dhe ne tjetren kthehen ne “shkretetira”. I njejti lokal mund te ndryshoje aspekt 3 ose 4 here brenda dites.Zonat me te populluara me bar,pub,klube, jane: Cànovas,Barrio del Carmen, Ciutat Universitaria, ne vecanti Avenida de Blasco Ibànez dhe ne rruget qe rrethojne piacen Plaza de Xuquer.

Gazetat spanjolle flasim per shperthim valencian.Ekonomia po ecen shume mire,e ne vitet e fundit qyteti eshte goditur nga nje energji dhe krijimtari qe e kane transformuar totalisht.Ka pasur dhe shume restaurime ne qendren historike,qe kan bere te mundur nje nderthurje mjaft te vecante te gjerave tradicionale dhe atyre te avancuara.Si ne rastin e Institutit te Arteve Moderne te Valencias qe bashke me qendren Carmen kane hyre ne eliten e qendres se arteve nderkombetare,nje rekuperim mahnites i manastirit tashme i misheruar ne artin bashkekohor.

Por vepra qe ka kontribuar me shume ne ringjalljen e Valencia eshte Ciudad de las Artes y la Ciencias e projektuar nga Santiago Calatrava,djali me i famshem i qytetit qe ne 1995 realizoi ne shtrati e lumit Turia nje nder urat me elegante te Europes,dhe nje stacion metroje qe duket nje veper arti.Ciudad vizitohet cdo dite nga mijera persona.

Edhe pse moderne,Valencia nuk heq dore nga tradicionet.Cdo te enjte ne mesdite,perpara Puerta de los Apòstolos,te katedrales mblidhet gjykata e ujerave,ku gjyqtaret jane fshataret e vjeter te veshur me kemisha te zeza,degjojne te drejtat e pretenduesve dhe pa asnje autoritet juridik,japin denimin.Nje feste tjeter tradizionale eshte ajo e San Juan (24 qershor )ku dhjetera mijera persona kalojne naten ne plazhin Malvarrosa rreth nje zjarri te madh.Gjithashtu festa e fallas(12-19 mars),te cilat jane statuja letre te realizuara nga banoret e zones.Cdo lagje nderton te tijen dhe me e larta arrin edhe ne 15metra.Naten e 19 marsit te gjitha keto statuja digjen ne nje turre druresh gjiganteske qe ndricon te gjithe qyetetin.

Ja cilat jane vendet kryesore ne Valencia per tu vizituar:

Qyteti i Arteve dhe Shkences te Valencia: eshte nje kompleks arkitektonik i perber nga 5 ndertesa kryesore i realizuar per te mikpritur mostra dhe evente qe kane te bejne me artin,shkencen dhe natyren.Ndertesat jane: Pallati i Arteve,Muzeu i Shkences,Humbracule,Oqeanesia(Akuariumi me i madh ne Europe) dhe Hemisferik. Ndertesa eshte perdorur ne te vertete per te shikuar film,te projektuar me sistemin IMax,nje teknike projektimi qe lejon te shikoni filmin me dimensione shume me te larta se ato qe jemi mesuar te shikojme zakonisht.

Kopshtet,parqet e Turias se Valencias: Nje oaz me gjelberim e paqe ne qender te qytetit,Nen hijen e pishave dhe palmave mund te kaloni kohen tuaj te lire,dhe pergjate ketyre kopshteve ne shetitjet qe mund te beni do haseni me muzet e monumentet kryesore te qytetit.

Katedrjalja e Valencias e permendur me siper per festen qe festohej ne te.

Lonja e Setes(Tregu i Setes),ishte qendra e aktiviteteve tregtare e kulturore e shekullit te XVI,eshte shpallur pasuri njerezore nga UNESCO ne 1996,si nje nder shembujt me te mirembajtur e me te bukur te arkitektures se vone gotike ne Europe.

Eshte vertet per t’i shijuar bukurite e rralla qe ofron ky qytet!!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...