Home Teknologji Internet Varësia nga Interneti i bën dëm turit sikur droga dhe alkooli

Varësia nga Interneti i bën dëm turit sikur droga dhe alkooli

Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.

Varësia nga Interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga drogat, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri.

Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e Internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail.

Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga drogat. E  karakterizon përdorimi i pakontrolluar i Internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.

“Hulumtimi ynë tregon se si të varurit nga interneti kanë struktura të dëmtuara të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e lëngjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhet të fokusohemi në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Hao Lei.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.

“Abnormalitetet në materien e bardhë dhe në pjesët e tjera të trurit nuk janë karakteristike vetëm për të varurit nga drogat dhe alkooli, por edhe për një sjellje të caktuar. Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo si varësi “e vërtetë” por edhe kjo do të ndryshojë”, pohon dr. Henrietta Bowden-Jones nga Imperial College në Londër.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...