Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Varicet e shfaqura ne shtatzeni mund te parandalohen

Varicet e shfaqura ne shtatzeni mund te parandalohen

Përzierjet, të vjellat, marrjet e mendve, lodhjet, pagjumësia janë gjërat e para që na vijnë në mendje në periudhën e shtatzënisë.

Por gjatë kësaj periudhe shfaqet dhe një problem tjetër i njohur si varice.
Varicet krijohen nga dalja në sipërfaqen e lëkurës të arterieve të zgjeruara. Dhe periudha e shtatzënisë lehtëson krijimin e variceve.

Varicet e shfaqura gjatë periudhës së shtatzënisë krijohen për shkak të presionit të krijuar mbi arteriet nga ana e fëmijës i cili rritet brenda mitrës.

Varicet e shfaqin veten me ngjyrë të mbyllur, janë të trasha dhe në trajtë të rrjetës së merimangës. Me avancimin e variceve shfaqen dhe dhimbje të forta, krampe, lodhje e këmbëve, ndjesi nxehtësie dhe rëndese.

Specialistët sugjerojnë ecje për të parandaluar krijimin e variceve sepse ecja parandalon varicet duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj nuk duhet qëndruar vazhdimisht ndenjur për të mos u kapur prej tyre dhe të bëhen ecje të shpeshta.

Çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar varicet:

1- pini shumë ujë
2- mos harroni të ecni sa më shumë
3- përpiquni t’i mbani këmbët lart kur pushoni
4- mos qëndroni ndenjur pa lëvizur për një kohë të gjatë
5- mos hidhni këmbën përmbi këmbë
6- mos ngrini pesha të rënda
7- mos përdorni makinë për një kohë të gjatë
8- mundohuni të mos vishni këpucë me taka të larta
9- mos bëni banjë me ujë shumë të nxehtë
10- mos i hidhni shumë kripë ushqimeve
11- mos vishni rroba të ngushta

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes, nuk duhet të teprohet me pirjen e kafesë

Pirja e kafesë është pothuajse për shumëkënd rutinë, qoftë në një mëngjes të hershme, qoftë gjatë ditës, qoftë edhe në mbrëmje. Kafja ka vlerat e veta dhe konsumimi i saj është i nevojshëm për organizmin e njeriut. Mirëpo, është me rëndësi që të mos teprohet. Rrjedhimisht, konsumimi i tepërt dhe i pakontrolluar i kafesë sjell probleme të shumta në shëndet.