Home Shëndetësi Vegjetarianët kanë më pak rrezik për sulm në zemër

Vegjetarianët kanë më pak rrezik për sulm në zemër

ushqimetSipas një studimi të ri nga Universiteti Oxford, është zbuluar se rreziku i vdekjes ose hospitalizimit nga sëmundjet e zemrës është për 32 % më i ulët tek vegjetarianët, krahasuar me njerëzit që hanë mish dhe peshk.

Sëmundjet e zemrës janë numri i parë i shkaqeve të vdekjes në shtetet e mëdha. Sipas zbulimeve të reja dieta vegjetariane mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut të një sulmi në zemër. Shumica e ndryshimeve që shtojnë rrezikun vijnë si rezultat i sasisë së lartë të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut dhe kjo e tregon rolin e rëndësishëm të parandalimit të këtyre sëmundjeve në zemër.

Ky është studimi më i madh i ndërmarrë në Britani krahasuar me shkallën e sëmundjeve të zemrës mes vegjetarianëve dhe jovegjetarianëve. Analiza përfshin rreth 45,000 vullnetarë nga Anglia dhe Skocia, prej të cilëve 34% ishin vegjetarianë duke u lejuar hulumtuesve të bëjnë vlerësime precize në lidhje me rrezikun, mes dy grupeve. Rezultatet tregojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës te vegjetarianët është për 1/3 më i ulët krahasuar me jovegjetarianët.

Studiuesit arritën në përfundim se 32% e rrezikut reduktohet, kur mblidhen edhe faktorët, si: mosha, konsumimi i duhanit, aktiviteti fizik, niveli i edukimit dhe kushtet socioekonomike.
/Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...