Vendet ideale për vënien e parfumit

“Parfumin duhet ta vini në vendin ku dëshironi të ju puthin”, thoshte e famshmja Koko Shanel, ndërsa që të mbuluar me mbështjellësin e parfumit ndihemi më të bukura dhe më të lumtura.

Vëzhgoni disa nga pikat e nxehta, ku në njëfarë mënyre parfumi ndihet më mirë, e me këtë rast nuk keni nevojë as ta teproni me sasinë.

Prapa veshëve

Kjo pjesë e trupit është disi e mbuluar, prandaj edhe e përforcon efektin dhe zgjatjen e aromës së parfumit.

Qafa

Qafa është një vend me puls të fortë, në të cilin mjaftojnë vetëm disa pika parfum.

Flokët

Vetëm dy apo tri pika të vëna në rrënjën e flokëve do të kenë super efekt sa herë që e rrotullojmë kokën.

Dekolte

Dekolteja është njëra nga pjesët më të ngrohta të trupit, ndërsa që kjo ngrohtësi ndikon në forcimin e aromës.