Home Shëndetësi Vera e kuqe redukton rrezikun e kancerit në gji

Vera e kuqe redukton rrezikun e kancerit në gji

Konsumimi i rregullt i verës së kuqe, sidomos për femrat, mund ta ulë rrezikun që ato të preken nga tumori në gji.

Diçka e tillë është rezultat i një studimi të kryer nga qendra mjekësore” Cedars-Sinai”. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë rreth 36 persona, të gjithë ishin të gjinisë femërore dhe më pas rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Women’s Health”.

Hulumtuesit kanë vëzhguar në lëvoren dhe në farat e rrushit nga të cilat prodhohet vera e kuqe kanë vënë re se ekzistojnë substanca që ulin nivelin e estrogjenit në organizëm dhe rrisin nivelin e testosteronit tek femrat në pre-menopauzë. Duhet theksuar se diçka e tillë me verën e bardhë nuk ndodh.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...