Vera ndikon edhe në frymëmarrje

Shkencëtarët holandezë e kanë zbuluar një ndërlidhje të rëndësishme midis konsumimit mesatar të verës së zezë dhe përmirësimit të funksioneve në mushkëri.

Këtë efekt pozitiv ia dedikojnë substancës resveratrol – polifenolit natyral, i cili në masë të madhe gjendet në verën e zezë. Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar ndërlidhjet midis marrjes së resveratrolit dhe volumit të shtuar në mushkëri, si dhe zvogëlimin e rrezikut nga tkurrja e rrugëve të frymëmarrjes.

Në bazë të këtyre hulumtimeve të vërtetuara, me sa duket, konsumimi mesatar i verës ndikon në funksionimin pozitiv të mushkërive. Hulumtimet paraprake kanë treguar se përbërësit brenda në fara dhe në lëvoren e rrushit të zi ulin sasinë e estrogjenit dhe shtojnë rritjen e testosteroneve te femrat para menopauzës, me ç’rast zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i gjirit.

Mu për këtë arsye, ekspertët femrave që pas darkës parapëlqejnë ta konsumojnë një gotë verë ju sugjerojnë që ajo të jetë verë e zezë. Kanceri i gjirit është mjaft i përhapur, vetëm në SHBA çdo vit diagnostikohen rreth 230.000 raste të reja, që njëherësh është sëmundja që prin te femrat.