Home Këshilla të ndryshme Vërtetohet: Njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

Vërtetohet: Njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

Njerëzit optimistë kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe kanë një gjasë më të madhe ta arrijnë moshën 85-vjeçare. Kjo, sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup hulumtuesish, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët kanë treguar se sipas studimit të bërë së fundmi, njerëzit pozitivë arrijnë të përballen më lehtë me stresin, i cili dihet se e “shkurton” jetën.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bostonit kanë analizuar informacionet e 70.000 femrave dhe 1500 meshkujve brenda një dekade si dhe vlerësuan ndikimin e stilit të jetës dhe gjendjes psikologjike në jetëgjatësinë e tyre.

Sipas këtyre informacioneve, ata vërejtën se njerëzit të cilët ishin optimistë dhe pozitivë, ishin më të prirë të jetojnë më gjatë dhe të arrijnë së paku moshën 85- vjeç.

Njerëzit, të cilët janë më pak optimistë zakonisht janë të prekur nga tipi 2 i diabetit dhe nga depresioni. Nga ana tjetër njerëzit pozitivë, ushtrojnë më shumë, bëjnë më shumë aktivitete fizike, janë më pak të stresuar si dhe konsumojnë më pak alkool, gjëra këto të cilat e rrisin jetëgjatsinë e tyre.

Ky studim e ka dëshmuar edhe një herë ndikimin e gjendjes psikologjike në jetëgjatësinë e njerëzve si dhe në parandalimin e sëmundjeve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...