Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Vështirësi për të ngelur shtatzënë, studimi zbulon shkakun e ri

Vështirësi për të ngelur shtatzënë, studimi zbulon shkakun e ri

Vështirësia për të sjellë në jetë një fëmijë, për disa gra nuk është problem fizik, por bëhet fjalë për një problem që ekspertët e quajnë “sterilitet emocional”.

Sipas tyre thuhet se ndoshta nuk është gjetur njeriu i duhur për tu ngjizur fëmija, ose më saktë akoma nuk është rënë dakord me partnerin se në cilin moment duhet zgjeruar familja.

Domethënë bebja e dëshiruar nuk arrin të ngjizet si rrjedhojë e problemeve që lidhen me sferën psikologjike dhe emocionale.

Kësaj teme i është dedikuar një studim i drejtuar nga revista britanike “Red”, studim i bazuar në rreth 3000 femra të moshës nga 28 në 45.
Rezultatet e këtij studimi siç informon noa.al ishin vërtetë mbresëlënëse pasi 1 në 5 gra deklaruan se ishin gati të merrnin në konsideratë idenë për të ngjizur një fëmijë pa qenë të martuara dhe pa pasur një partner, por thjesht nëpërmjet një dhuruesi të panjohur.

Sakaq 36% e të pyeturave deklaruan se nuk janë gati për të krijuar familje, ndërsa një tjetër 22% pranoi se nuk kanë arritur të bien dakord me partnerin e tyre lidhur me momentin se kur duhet të sjellin në jetë një fëmijë dhe kjo në 15% të rasteve për shkak të krizës në martesë ose ndarjes.

Sipas Brigida Moss e cila drejtoi studimin është më e lehtë hedhja e fajit për mos realizimin e shtatzënisë vështirësive vetjake në ngjizje apo ndonjë problemi fiziologjik, se sa ta konsiderohet çështja si një problem emotiv, si për shembull gjetja e partnerit të duhur.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...