Home Shëndetësi Vetëm 1/3 e meshkujve i lajnë duart me sapun

Vetëm 1/3 e meshkujve i lajnë duart me sapun

Vetëm 1/3 e meshkujve i lajnë duart me sapunNjerëzit i lajnë duart më shpesh pas kryerjes së nevojës nëse mendojnë se dikush i shikon, që do të thotë se këtë e bëjnë për shkak të turpit dhe jo për shëndetin e tyre.

Për të vërejtur ndikimin e mesazheve për domosdoshmërinë e larjes së duarve me sapun, ekspertët kanë analizuar 250.000 njerëz në Londër.

Me këtë rast, ata kanë vendosur mesazhe të tilla, si “Uji nuk i vret bakteret, por sapuni”. Ndërsa është vërejtur se mesazhi më i suksesshëm kishte qenë “A i lan duart me sapun personi pranë jush?”.

Sipas rezultateve të përgjithshme është vërejtur se femrat janë më të kujdesshme në mbajtjen e higjienës, ndërkohë që vetëm 1/3 e meshkujve i kishin pastruar duart me sapun pas kryerjes së nevojës.

Është vërejtur se te meshkujt kishin pasur ndikim mesazhet më ‘arrogante’, si p.sh. “Lajini me sapun se më vonë do të hani”. Ndërkohë femrat kishin reaguar më mirë ndaj mesazheve të zakonshme të cilat kishin shërbyer vetëm për t’ua përkujtuar se duhet t’i lajnë duart./Telegrafi/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...