Home Këshilla Seksuale Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë

Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë

Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisëShija e birrës, dhe jo alkoolit në të ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën, ajo nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.

Vetë shija e birrës është e mjaftueshme për disponimin e mirë, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Në eksperiment janë hulumtuar efektet e birrës në vullnetarët të cilët kanë shijuar 15 ml birrë përgjatë 45 minutave, ndërsa para dhe pas pirjes u kanë skanuar trurin.

Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për lirimin e shtuar të hormonit të dopaminës, kimikatit i cili në tru lidhet me përvojat e këndshme. Deri te lirimi i dopaminës vjen në mënyrë natyrale në situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit të drogës dhe alkoolit.

Megjithatë birra nuk ka ndikim të tillë në prodhimin e dopaminës, por prodhimi i hormonit të lumturisë lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive që i zgjon, shkruan “Live Science”.

“Rezultatet nuk janë befasuese, por për herë të parë kemi vërtetuar që pijet alkoolike kanë ndikim të madh në disponimin tonë se sa ne e dimë”, – ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopaminës ka qenë më i theksuar te meshkujt të cilët kanë pasur raste të alkoolizmit në familje.

“Studimi demonstron që shija vetvetiu ka ndikim në funksionet e trurit të lidhura me dëshirat dhe epshin, – ka thënë profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...