Vetite e mira te Kastravecit

Kastraveci ka dobi te shumta edhe pse nuk te bie ne sy sikur patatet e kuqe dhe specat zile ngjyre portokalli qe te bie ne sy me ngjyrat dhe shijet e tyre unike, kastraveci nuk eshte i atille.

Nuk te bie ne sy perderisa je duke blere prodhime tokesore ne nje dyqan (supermarket) dhe shija e tyre nuk eshte nga ato qe te mungon ne nje pjate.

Ne fakt shumica e njerezve e anashkalojne kastravecin dhe kjo eshte nje gabim shume i madh. Pse? Dy arsye te mira jane sepse kastraveci eshte me pake kalori dhe me shume materie ushqyese. Per vetem 70 kalori ne 100 gram, kastraveci nuk permban vetem vitamina, por edhe elektrolite, minerale e gjithashtu edhe phytonutrient.

Kastraveci-Permbajtja ushqyese

Kastraveci permban: fosfor, vitamina A, C, E (alpha tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K; acid folik, riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen, fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, fosfor, manganese, lutein, zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe vetem 17 gram karbohidrate.

Mendo pak rreth kesaj. Nese hane nje filxhan te mbushur me kastravec te pa qeruar dhe te prere ne rrathe, ju do te konsumoni vetem tete kalori. Nese flet per ndonje ushqim te mire diete atehere sigurisht ai eshte kastraveci! Kastraveci gjithashtu vepron si diarutik natyral per te ndihmuar dhe permiresuar shendetin e traktit urinar e gjithashtu ndihmon ne shkrirjen e gureve ne veshke. Nje enzime nga kastraveci ndihmon trupin tuaj te zberthej proteinat ne menyre qe me lehte te treten, dhe nese floket po te hollohen (dobesohen), do t’ia dije kastravecit duke ditur qe silikoni dhe sulfuri qe gjenden ne kastravec ndihmojne ne stimulimin e rritjes se flokeve.

Kastraveci-Dobite shendetesore

Gjithashtu, kastraveci nuk permban kolesterine apo yndyra te ngopura te çfaredo lloji, por i ofron trupit tuaj fiber te shendetshme qe eshte e dobishme per kedo qe vuan nga kapslleku. Perveç fibres, vetem lekura e kastravecit eshte e perbere nga shume minerale te ndryshme duke perfshire ketu edhe magnezin, silica, molzbdenum dhe potas. Kastraveci gjithashtu permban sasi te mire vitamina K, e cila ndihmon ne forcimin e mases se eshtrave. E per ju qe kerkoni te keni nje pamje me rinore dhe shkelqyese, kastraveci ofron perberes antioksidues me dobi kunder plakjes.