Home Shëndetësi Vetmia dhe infarkti

Vetmia dhe infarkti

Grupi i shkencëtarëve nga Instituti i Karolinës në Stokholm, ka konstatuar se izolimi shoqëror është i lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit në organizëm, gjë që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut.

Hulumtimet e mëhershme, vetminë e kanë lidhur me stresin dhe me sëmundjet kardiovaskulare, tek meshkujt. Studimet më të reja, ndërkaq, të bëra te 130 femra të moshës ndërmjet 30 e 65 vjeçe, të cilat janë hospitalizuar pas sulmeve të rënda nga angina pektoris, kanë treguar se kjo vlen edhe për gra: ato, me familje e me miq të paktë, madje dyfish më shumë vuajnë nga ngushtimi serioz i arterieve, sesa gratë që kanë i miq.

Sqarimi? Femrat e vetmuara janë më të prira të bëjnë sjellje të rrezikshme që çojnë nga arterioskleroza, si – pirja e duhanit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm trupor. Tjetër, shkencëtarët thonë se izolimi shoqëror i bën më emocionale, kjo është e lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit në organizëm, gjë që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut.

Prandaj, faktorët socialë duhet të kenë vend të rëndësishëm në parandalimin dhe në shërimin e sëmundjeve koronare të zemrës, thotë grupi i shkencëtarëve nga instituti i Karolinës në Stokholm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...