Home Këshilla të ndryshme Vezët nuk e rritin rrezikun për diabet

Vezët nuk e rritin rrezikun për diabet

Vezët nuk e rritin rrezikun për diabetKonsumimi i rregullt i vezëve nuk rrit gjasat për paraqitje të diabetit të llojit 2, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Harwardi.

Disa studime të mëhershme kishin nxjerrë një lidhje në mes të rrezikut të lartë të diabetit të llojit 2 dhe njerëzve të cilët rregullisht konsumojnë vezë, transmeton “Zëri”.

Në hulumtimin 11-vjeçar kanë marrë pjesë pothuajse 4000 persona të eksperimentuar të moshës mbi 65-vjeçare, të cilët kanë ngrënë vezë kohë pas kohe dhe çdo ditë.

Studimi nuk ka zbuluar asnjë lidhje në mes të konsumimit të vezëve dhe konsumimit të përgjithshëm të kolesterolit me paraqitjen e diabetit të llojit 2.

Revista amerikane “Journal of Clinical Nutrition”, shkruan se vezët janë burim i lartë i kolesterolit, por po ashtu kanë edhe një varg të përbërësve të dobishëm.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...