Home Këshilla Seksuale Viagra për femra, pas tre vjetësh në treg

Viagra për femra, pas tre vjetësh në treg

Viagra për femra, pas tre vjetësh në tregIlaçi ‘Lybrido’, i cili për momentin është në fazën e testimit, tani për tani ka treguar rezultate të mrekullueshme në stimulimin e libidos së femrave dhe në lehtësimin e orgazmës, pohojnë shkencëtarët nga kompania holandeze farmaceutike, “Emotional Brain”. ‘Lybrido’ është kombinim i testosteronit dhe viagrës, për nga pamja është më i vogël se aspirina, kurse mbulesa e saj ka shije mente.

– Falë rezultateve të shkëlqyeshme të testimit në 200 femra, ilaçi universal për libidon femërore do të duhet të dalë në treg për tre vjet – ka thënë krijuesi i pilulës magjike, Adrian Tuitan.

Derisa vitin e kaluar shitja e viagrës, ilaçit për potencën e meshkujve, ka tejkaluar vlerën prej 1,7 miliard eurosh, shkencëtarët ka kohë që janë duke punuar në një ilaç, që do të ishte efikas te femrat.

Përkundër kritikave, se pilula e re do t’i bëjë femrat të çmendura pas seksit, Tuitan thotë se ajo më së shumti do të përdoret nga femrat e martuara, të cilave seksi u është bërë rutinë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...