Home Këshilla të ndryshme Viagra shkakton probleme me dëgjimin

Viagra shkakton probleme me dëgjimin

Edhe pse është vërtetuar që ndihmon në jetën seksuale, duket që Viagra ka edhe efekte negative, dhe kjo është humbja e dëgjimit.

Tabletat e vogla të kaltra, të cilat i marrin shumë meshkuj, mund të shkaktojnë edhe shurdhim të plotë. Deri tani nëpër botë janë regjistruar disa qindra raste në të cilat ka ndodhur humbja e papritur e dëgjimit.

Përdoruesit e Viagrës në SHBA janë paralajmëruar që ilaçi mund të dëmtojë dëgjimin, ndërsa specialistët britanikë kanë vërtetuar rrezikun e njëjtë, shkruan Daily Mail.

Deri tani janë zbuluar 47 raste të humbjes së dëgjimit në një ose të dy veshët te meshkujt të cilët kanë përdorur viagrën dhe ilaçe të ngjashme si Cialis dhe Levitra.

Mosha mesatare e njerëzve të cilët kanë pasur probleme më dëgjim pas përdorimit të Viagres është 57 vjet, edhe pse dy meshkuj kanë pasur nga 37 vjet.

Ende nuk dihet sa gjatë zgjasin problemet me dëgjim, por dëmtimet e ngjashme të dëgjimit të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve apo ekspozimit ndaj zhurmave, zakonisht shkaktojnë dëme të përjetshme.

Përdoruesve të Viagres, Cialisit dhe Levitres ju këshillohet që nëse ndiejnë që kanë probleme me dëgjim menjëherë të ndalojnë së përdoruri ilaçet dhe të shkojnë te mjeku. Shkencëtarët nuk janë të sigurt se si

Viagra dëmton dëgjimin, por arsye për këtë mund të jetë zinxhiri i reaksioneve kimike, të cilat negativisht ndikojnë në veshin e brendshëm.

Disa thonë që raportet për reaksionet e padëshiruara të organizmit te përdoruesit nuk dëshmojnë që medikamentet e përmendura janë shkaqet e tyre të drejtpërdrejta.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.  Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon...