Home Këshilla të ndryshme Vitamina A mbron mushkëritë

Vitamina A mbron mushkëritë

Një hulumtim i ri amerikan ka bërë të ditur se në mesin e shumë efekteve pozitive vitamina A mundëson edhe funksionimin më të mirë të mushkërive.

Studimet e zhvilluara në gati 1400 fëmijë të moshës nga 9 deri në 13 vjet, kanë treguar se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.

Beta-karoteni në krahasim me vitaminën A nuk ka treguar efekt pozitiv. Duke marrë parasysh se në rreth 50% të vendeve njerëzit konsumojnë shumë pak vitaminë A me anë të ushqimit (kryesisht në Afrikë dhe Azi), përdorimi i tabletave shtesë me këtë lloj vitamine mund të jetë ndihmues.

Vitamina A nuk është e rëndësishme vetëm për funksionin e mushkërive, por po ashtu edhe për shikim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kjo është arsyeja se pse na bëhet trupi me puçra kur emocionohemi

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo. Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan...