Home Shëndetësi Vitamina A ul vertete efektin e vitaminës D

Vitamina A ul vertete efektin e vitaminës D

British Medical Journal ka botuar një studim ku shpjegohet se konsumimi i pakët i vitaminës D në të kaluarën mund të sjellë deri te karcinoma e zorrës së trashë në të ardhmen.

Por, është zbuluar edhe një gjë tjetër me rëndësi. Vitamina A, madje edhe në sasi shumë të vogla, mund të pengojë efektin pozitiv të vitaminës D.

Rezultatet kanë treguar se sa më i madh është konsumimi i vitaminës A, më e vogël është dobia nga efekti i vitaminës D.

Ulja e efektit të vitaminës D është vërejtur madje edhe në konsumime të pakta të A-së, që në 3000 njësi internacionale (UI) në ditë.

Ky zbulim mund të tregojë disa anomali të cilat janë paraqitur te studimet e dyta në lidhje me vitaminën D. Ndoshta ato nuk e kanë marrë parasysh efektin e vitaminës A, duke minimizuar kështu efektin pozitiv të vitaminës D./Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...