Vitamina D mbron nga shumë sëmundje

Vitamina D mbron nga shumë sëmundjeTë gjithë e dimë se sa janë për ne të domosdoshme vitaminat, por ajo që tani studiuesit kanë zbuluar për vitaminën D është thjesht e pabesueshme.

Nga të gjitha vitaminat ai na ofron mbrojtjen më të mirë, nga koka deri te thembra. Për fat të keq, 90 për qind e femrave nuk kanë sasi të mjaftueshme në gjak.

Depresioni i vjeshtës shpesh është pasojë e mungesës së kësaj vitamine, e cila nuk është vështirë të konstatohet.

Na përmirëson gjendjen shpirtërore

Më së shumti vitaminë D krijohet në lëkurë, nën ndikimin e rrezeve ultravjollce nga drita e diellit. Sa më shumë vitaminë D lëkura prodhon, aq më mirë do të jemi me disponimin. Arsyeja: kjo substancë e rëndësisë jetësore nxit prodhimin e hormonit të lumturisë, siç është serotonina.

Jep forcë
Pa vitaminë D nuk do të mundnim të lëviznim. Muskujve tanë i nevojitet kjo vitaminë, në mënyrë që të mundë të zhvillojnë forcën. Pa këtë super-vitaminë muskuj nuk do të mundë të zhvilloheshin. Për organizmin tonë është i domosdoshëm në mënyrë që të prodhojë albumina nga të cilat krijohen qelizat e muskujve.

Jep vitalitet
Një studim i ri amerikan tregon se përkrah sasisë së mjaftueshme të vitaminës D më me efikasitet humben kilet e tepërta. Studiuesit supozojnë se vitamina D e mundëson këmbimin optimal të sheqerit dhe yndyrës. Pjesëmarrësit e studimit kanë djegur më shumë kalori nëse kanë pasur më shumë vitaminë D në gjak. Kjo vitaminë, para se gjithash, kontribuon në shkrirjen e dhjamit të pashëndetshëm në stomak.

Kanceri: Vitamina D pengon zgjerimin e pakontrolluar të qelizave dhe e ngadalëson rritjen e qelizave të rrezikshme. Nëse tumori tashmë është paraqitur, pengon krijimin e enëve të gjakut që e furnizojnë tumorin me gjak. Përveç kësaj, vitamina D e vështirëson zgjerimin e tumorit (metastazën). Mbrojtje efikase është treguar në rastet e kancerit të gjirit, qafës së mitrës, lukthit dhe zorrëve.
Diabeti: Falë vitaminës D, qelizat absorbojnë më mirë sheqerin si burim i energjisë. Në këtë mënyrë ai e rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe e ul rrezikun nga diabeti për 80 për qind.


Infarkti
: Edhe enët e gjakut reagojnë në vitaminën D. Ajo u jep elasticitet dhe i mbron muret e brendshme nga inflamacionet. Përveç kësaj, mund ta përmirësojë edhe qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pengon mbylljen e enëve të gjakut dhe shtypjen e lartë të gjakut dhe me këtë e zvogëlon edhe rrezikun nga infarkti.