Home Këshilla të ndryshme Vitamina D zhvillon mendjen

Vitamina D zhvillon mendjen

Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen nga nje numer semundjesh qe lidhen me moshen, si kanceri, semundje te zemres dhe goditje ne tru.

Shkencetaret kane zbuluar kohet e fundit se niveli i ulet i vitamines D mund te shoqerohet me nje rrezik me te larte per degradim mendor.

Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerez ne mbare boten nuk kane nivele te mjaftueshme te vitamines D.

Sipas nje studimi te ri nga shkencetaret ne Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshem i vitamines D mund te jete nje shenje e hereshme paralajmerimi per rrezikun e prekjes nga demenca. Ne studim u perfshine 850 persona te moshes 65 vec e siper.

Ne krahasim me ata qe kishin nivele te mjaftueshme vitamine D, personat te cilet kishin mungesa te medha te kesaj vitamine kishin 60 per qind me shume gjasa per te perjetuar renie te konsiderueshme mendore, dhe 31 per qind me shume gjasa per patur veshtiresi per te menduar.

Vitamina D perftohet natyrshem, kur lekura bie ne kontakt me rrezet e diellit. Lekura e njerezve te moshuar eshte me pak e afte per te prodhuar vitamine te nevojeshme. Demenca apo humbja e kujteses eshte e zakonshme tek te moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa per parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autoret thone se studime te tjera jane te nevojeshme rreth lidhjes midis vitamines D dhe demences, me shprese per te gjetur metoda me te mira per parandalimin e semundjes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...