Home Shëndetësi Vitamina E ul rrezikun e shfaqjes së kataraktit

Vitamina E ul rrezikun e shfaqjes së kataraktit

Vitamina E ul rrezikun e shfaqjes së kataraktitShkencëtarët kinezë me një numër të konsiderueshëm hulumtimesh kanë gjetur se përdorimi i vitaminës E, ul rrezikun e kataraktit, i cili njihet si shkaktari kryesorë i verbërisë në botë.

Shkencëtarët e Universitetit Qingdaou në Kinë, kanë kryer plot 27 hulumtime në lidhje me vitaminën E dhe shfaqjen e kataraktës, ndërsa hulumtimet janë bërë mbi rreth 250.000 persona.

Hulumtimet kanë treguar se kosumimi i ushqimeve të pasura me vitaminën E, si soja, fasulja, spinaqi, brokula, avokado, dhe ushqimeve tjera të cilat përmbajnë këtë vitaminë, ulin rrezikun e paraqitjes të kataraktit tek të gjitha moshat rreth 27 përqind.

Njëri prej studiusëve, profesor në universitetin e përmendur, Yufey Cang tha se hulumtimet kanë treguar se si masë preventive ndaj kataraktit nevoitet konsumim ditorë prej 7 miligram të vitaminës E.

Rezultatet e detajuara të kërkimeve janë publikuar në gazetën “Public Health Nutrition”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...