Home Shëndetësi Vitamina K ul rrezikun e kancerit

Vitamina K ul rrezikun e kancerit

Personat të cilët konsumojnë sasi më të mëdha të vitaminës K kanë rrezik më të paktë të preken dhe të vdesin nga kanceri, veçanërisht nga kanceri i mushkërisë dhe prostatës, bëjnë të ditur shkencëtarët gjermanë.

Sipas American Journal of Clinical Nutrition, që ka publikuar studimin, vitamina K paraqitet në dy forma, K1 e cila gjendet në perimet e gjelbra, dhe K2, e pranishme në mish dhe në djathë.

Në studimin e tyre, hulumtuesit kanë përcjellë efektin e llojit K2 në shëndetin e 24340 personave të moshës nga 35 deri në 64 vjet.

Është treguar se personat të cilët kanë konsumuar më së shumti K2, kanë 28% rrezik më të ulur të preken nga kanceri, pa marrë parasysh faktorët si mosha, masa trupore, sasia e aktivitetit trupor ose pirja e duhanit.

Konsumimi i përgjithshëm ditor i vitaminës K duhet të jetë rreth 120 mikrogram për meshkujt dhe 90 mikrogram për femrat.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...